Publikuar më: 09/09/2025

Shpallje Nr.375: – Pozicioni “Specialist (Psikolog)/ Shtëpia e Fëmijëve 16-18 vjeç, Shkodër”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për:

Specialist (Psikolog), në Shtëpinë e Fëmijëve për grupmoshën 16-18 vjeç, Shkodër.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin Shkencave Sociale, Dega Psikologji;
• Të ketë urdhërin e Psikologut;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 22.09.2025 në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:

– Kërkesën për aplikim;
– Jetëshkrimin (CV);
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
– Certifikatë familjare;
– Vërtetim banimi;
– Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
– Certifikata të kualifikimeve;
– Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 24.09.2025 do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Njohuri mbi ligjin 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”
2. Vendimi Nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standartet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”
3. Vendimi Nr. 864, datë 24.12.2019 “Për miratimin e dokumentit politik kombëtar për moshimin, 2020 – 2024, dhe të planit të veprimit për zbatimin e tij;
4. Udhëzimi Nr. 830, datë 14.04.2008 “Për zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për femijët në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike”.

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.

Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.

 


Shërbime