Publikuar më: 23/06/2025

Shpallje Nr.365: – Pozicioni “Pergjegjës Sektori (Financë) / Sektori i Administratës, Qendra e Zhvillimit Tiranë”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për:

Pergjegjës Sektori (Financë), në Sektorin e Administratës, në Qendrën e Zhvillimit Tiranë.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Ekonomike;
• Niveli i edukimit preferohet Master;
• Të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 07.07.2025 në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Certifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 09.07.2025 do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Ligji Nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
2. Njohuri mbi Ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
3. Njohuri mbi Ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
4. Udhëzimi Nr. 30, datë 27.11.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publike”;
5. Vendim nr. 822, datë 6.12.2006 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuar, në qendrat rezidenciale dhe ditore”;

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.

Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.


Shërbime