Publikuar më: 16/12/2025
16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës
Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës”, Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror znj. Reme Xholi zhvilloi një orë të hapur me studentët e Departamentit të Punës Sociale dhe Politikave Sociale.
Gjatë këtij bashkëbisedimi u ndanë reflektime dhe mesazhe mbi angazhimin e vazhdueshëm të Shërbimit Social Shtetëror në parandalimin e dhunës dhe forcimin e përgjigjes institucionale ndaj saj, në të gjitha format që ajo shfaqet, duke theksuar rolin e shërbimeve sociale në mbrojtjen e individëve dhe familjeve më vulnerabël.
Në bashkëpunim me z. Rada, drejtues i Departamentit të Punës Sociale dhe Politikave Sociale, u diskutua mbi rolin kyç të studentëve si profesionistë të ardhshëm dhe agjentë të ndryshimit social, si dhe mbi mundësitë konkrete për bashkëpunim ndërinstitucional, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve sociale dhe mbështetjes profesionale të studentëve.

