
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror:
E bindur ne vlerën e pazëvendësueshme të vullnetarëve në institucione,
Me synim zgjerimin e rrjetit komunitar të shprehjes së humanizmit,
Me qëllim forcimin e bashkëpunimit me komunitetin dhe zgjerimin e hapësiarave të shërbimit,
Në përpjekje për të siguruar bashkëpunime dhe partneritete me të “tretët” dhe për të forcuar kapitalin social në strukturat rezidenciale të shërbimit social,
Duke besuar se prania e vullnetarëve e bën më të mundur afrimin e natyrës së institucionit rezidencial me kushtet e komunikimit familjar,
Ka hartuar Programin e Bashkëpunimit të Integruar të strukturave sociale dhe individëve që kanë dëshirë të luajnë rolin e vullnetarit duke ofruar kontributet e tyre personale, në Institucionet e Përkujdesit Social për fëmijë, të moshuar, Persona me Aftësi të kufizuar, gra dhe vajza viktima të dhunës, etj.
Programi i bashkëpunimit me vullnetarët është i hapur, i organizuar dhe drejtuar sipas Planit të Vlerësimit të Nevojave dhe Ndërhyrjeve të vlerësuara nga strukturat e ShSSh.
Nëse dëshiron të bëhesh vullnetar i SHSSH, lutem plotësoni formularin këtu dhe dërgojeni në adresën info@sherbimisocial.gov.al.