Shërbimi Social Shtetëror prezantoi në mars në prani të përfaqësuesve të biznesit, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve lokalë nismën më të re të titulluar “Miqtë e Shërbimit Social.”  Drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH-së, zj Etleva Bisha tha se kjo nismë synon të bashkojë në një aks të gjithë përpjekjet për një Shqipëri solidare.

“Ne nisëm tre muaj më parë përmes fushatës “Shqipëria dhuron” një bashkëpunim frymëzues me 350 biznese në të gjithë Shqipërinë dhe me mijëra individë e vullnetarë që iu bashkuan nismës sonë, tha zj Bisha. “ Sot duam të shkojmë më tej: të nisim  një program konkret  bashkëpunimi pa datë skadence , të koordinuar dhe të bazuar në vullnetin e mirë të tre paleve: shtetit, biznesit dhe shoqërisë civile për për të rritur cilësinë e shërbimeve në institucionet që trajtojnë grupet më në nevojë: të moshuarit, fëmijët, persona me aftësi të kufizuar, viktima të trafikimit dhe dhunës në familje.”  Aktualisht në Shqipëri funksionojnë 28 institucione publike të përkujdesit social,  nga të cilat 11 janë në varësi të Shërbimit Social dhe pjesa tjetër në varësi të pushtetit vendor.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, pasi vlerësoi  punën e Shërbimit Social nënvizoi nevojën e koordinimit dhe mirëmenaxhimit të burimeve financiare e njerëzore të shoqërisë në ndihmë të grupeve më vulnerabël. “Ne duam të largohemi nga praktika e deritashme kur të gjitha ndihmat shkojnë në një vend dhe vetëm në një qytet. Ne kemi besim tek partneriteti me biznesin dhe aktorë të tjerë që realizojnë  ndërhyrje më efiçente sesa shteti në investime, ndërkohë që ne përqëndrohemi në modernizimin e skemës së ndihmës ekonomike dhe ofrimin e shërbimeve të kualifikuara sociale.”

Në fund,  Ministri Veliaj shpërndau disa çertifikata mirënjohjeje për bizneset dhe organizatat që ndihmuan më shumë gjatë fushatës Shqipëria dhuron, ndërsa fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli” kishin përgatitur për të gjithë pjesëmarrësit  kartolina me temë “Ti je miku im”.

Përfundon rikonstruksioni i shtëpisë së pushimit në Velipojë- investim i miqve të Shërbimit Social

Miqtë e Shërbimit Social në veprim-Kompania Globe dhuron për IPSH-të

Miqtë e Shërbimit Social në veprim- Shtëpitë e Fëmijës në Sarandë dhe Vlorë drejt Rehabilitimit