UDHËZIM Nr.22, datë 7.10.2016
MBI PËRCAKTIMIN E MASËS PËR
PËRFITIMIN E PAGESËS SË AFTËSISË
SË KUFIZUAR E TË NDIHMËSIT
PERSONAL
Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës, nenit 42/3 të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005“Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” te ndryshuar, pikave 2, 3, 16 dhe 1,te kreut IV.të vendimit nr. 431, datë 8.6.2016,të Këshillit të Ministrave, “Për caktimin ekritereve, të dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”,
UDHËZOJ:
1. Pagesa bazë për shkak të aftësisë së kufizuar e përcaktuar në pikën 2, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, është 10,287 (dhjetëmijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë në muaj.
2. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2,germa“ a”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për personat mbi 18 vjeç, është 6,172 (gjashtëmijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa“ a , të kreut I të vvvvvendimit vendimit.
3. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2,germa“ b”,të kreut IV, të VKM së nr. 431, datë 8.6.2016, për personat mbi 18 vjeç, është 8,230 (tetëmijë e dyqind e tridhjetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa“ a , të kreut I të vendimit.
4. Masa e përfitimit të aftësisësë kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa“c”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për personat mbi 18 vjeç, është 10,287 (dhjetëmijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a” , të kreut I të vendimit.
5. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “ç” , të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për personat mbi 18 vjeç, është 12,344 (dymbëdhjetëmijë e treqind e dyzet e katër) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa“a”, të kreut I të vendimit.
6. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2,germa “d”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për fëmijët, është 4,629 (katërmijë e gjashtëqind e njëzet e nëntë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a” , të kreut I të vendimit.
7. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “dh” , të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për fëmijët, është 6,173 (gjashtëmijë e njëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit.
8. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa, “e” , të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për fëmijët, është 7,715 (shtatëmijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit.
9. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “ë”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për fëmijët, është 9,258 (nëntëmijë e dyqind e pesëdhjetë e tetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a” të kreut I të vendimit.
10. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 16 të kreut IV, të VKM- së nr. 431, datë 8.6.2016, për shërbimet gjithëpërfshirëse të ndihmësit personal, është 12,344 ( Dymbëdhjetëmijë e treqind e dyzet e katër) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, Germa “a”, të kreut I të vendimit.
11. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 17 të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për shërbimet e here pas-hershme të ndihmësit personal, është 8,230 tetëmijë e dyqind e tridhjetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a” , të k reut I të vendimit.
12. Efektet financiare, për zbatimin e këtij udhëzimi, fillojnë nga 1 nëntori i vitit 2016 dhe përballohen me fondet akorduara për vitin 2016, për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.
MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË
Blendi Klosi