

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi mori pjesë në ditën e dytë dhe të fundit të testimit të 394 punonjësve socialë në qëndrat e përkujdesit.
Testimi i këtij viti, ka risinë se për herë në parë në pyetësor, punonjësit e qëndrave nuk testohen vetëm për njohuritë terioke, por më shumti për sjelljen dhe reagimin ndaj situatave konkrete. Ministri Klosi deklaroi se rezultatet e testimit do të shërbejnë për të kuptuar nivelin dhe performancën e secilit prej edukatorëve e kujdestarëve të qëndrave, mjekëve e punonjësve socialë.
Rezultatet e këtij viti do t’i bashkangjiten në dosjen e secilit prej punonjësve të qëndrave, së bashku me rezultatet e një viti më parë.
“Ata që nuk rifitojnë konkursin do të largohen nga ky shërbim, natyrisht do të kërkohet që të jetë brënda të gjitha rregullave kontratave dhe legjislacionit në fuqi” – deklaroi ministri Klosi.