Standartet janë parime të përgjithshme që shërbejnë për të siguruar cilësinë e shërbimeve shoqërore. Ato përfaqësojnë një nivel të përbashkët të funksionimit dhe të kryerjes së veprimtarisë, që kërkohet të arrihet nga të gjithë llojet e shërbimeve shoqërore.
Ato mbulojnë këto fusha:
- Të drejtat e njeriut
- Zhvillimi i personalitetit, pavarësisë dhe integrimit social të përfituesit
- Kujdesi personal
- Liria e zgjedhjes
- Vendndodhja dhe informimi mbi shërbimet që janë lehtësisht të arritshme
- Qëllimi shërbimit dhe përshtatshmëria
- Menaxhimi
- Rrjetet e bashkëpunimit
- Burimet njerëzore dhe materiale
- Emergjencat
Shërbimi Social Shtetëror nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Sociale monitoron Institutucionet e përkujdesit social rezidencial, jo rezidencial, publik dhe privat per plotësimin e standarteve të miratuara si :
- Standardet e Shërbimeve të Përkujdesjes Shoqërore, për Personat e Trafikuar ose në rrezik trafikimi, në qendrat rezidenciale
- Standardet e Shërbimeve të Përkujdesjes Shoqërore, për Viktimat e Dhunës në Familje,në qendrat rezidenciale, publike dhe jopublike
- Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale
- Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijë në Qendrat Ditore
- Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror,për të Moshuarit në Qendrat Rezidenciale
- Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për të Moshuarit në Qendrat Ditore.
- Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror,për Persona me Aftësi të Kufizuar në Institucionet Rezidenciale dhe Ditore.
- Standartet për Shërbimin në Qendrën Kombëtare të Transitore të Emergjencave
- Standartet e Shërbimit të Kujdestarisë për Fëmijët në Nevojë.
- Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, asistencë shtëpiake për të moshuarit.
- Standardet të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, në qendrat shtëpi familje për fëmijët 16-18 vjeç.
- Standardet të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, asistencë shtëpiake për personat me aftësi të kufizuar.