Njoftim

Konkursi u mbyll pa aplikant.

___________________

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Specialist (Punonjës Social), kategoria IV-b, në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Gjirokastër.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

• Të jetë shtetas shqiptar;

• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

• Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin Shkencave Sociale/ Dega Punë Sociale, Master Profesional;

• Të ketë të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion;

• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;

• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;

• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 10.02.2020, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrimin (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim banimi;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

- Certifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 12.02.2020, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjitshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, në fushën e shërbimeve sociale;

2. Ligjin nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”;

3. Ligjin nr. 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al