Njoftim
Kandidati fitues për pozicionin e lirë të punës Specialist 8 ore/dite ne Drejtorine Rajonale te Sherbimit Social Shteteror Tirane është:
Ersida Hoxha
___________________
Njoftim
- Valjeta Kastrati;
- Ersida Hoxha;
- Kletias Bilaj;
- Zamira Jella;
- Sonja Gjyli.
Në zbatim të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” dhe VKM Nr. 47 datë 22.01.2020 “ Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2020, në njësitë e qeverisjes qendrore”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:
Specialist, 8 orë/ditë për 6 muaj, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Të ketë aftësi të mira të përdorimit të kompjuterit;
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda dates 19.02.2020, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çertifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Çertifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 21.02.2020, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Ligji Nr. 57/2019, “ Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
2. Ligji Nr.9154, datë 6.11.2003 “Për Arkivat”;
3. VKM Nr. 722, datë 11.11.2019, “ Për përcaktimin e masës, të kritereve, proceduarve dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit përsonal, dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al