Njoftim
Konkursi u mbyll pa aplikant.
______________________
Në zbatim të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:
Specialist (Mjek), në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda dates 10.02.2020, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çertifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Çertifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 12.02.2020, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Ligji Nr. 57/2019, “ Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”,
2. VKM Nr. 618, datë 07.09.2006, “Për Përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për përsonat me aftësi të kufizuar”, i ndryshuar.
3. VKM Nr. 31, datë 20.01.2001, “Për përfitimet nga Statusi i Invalidit Para-Tetraplegjik”, i ndryshuar.
4. VKM Nr. 78, datë 7.2.2007, “Për masën, kriteret dhe proçedurat e përfitimit të një pakete të veçantë Higjeno-Sanitare, për individët Paraplegjikë dhe
Tetraplegjikë”, i ndryshuar.
5. V KM Nr.277 datë 18.6.1997, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, i ndyshuar.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al