Njoftim

Kandidati fitues per pozicionin e lire te punes​ Kujdestar ne Shtepine e te Moshuarve Shkoder eshte:

1. Ermira Haliti

__________________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Kujdestar , në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër​​, është/janë:

  1. Ormira Lami;
  2. Drita Murrizi;
  3. Ermira Haliti.

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 17.02.2020, ora 12:30, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH)

________________________

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Kujdestar , në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidati:

Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, preferohet në degën e infermerisë;
- Të ketë trajnime për përkujdesjen ndaj moshës së tretë;
- Preferohet të ketë eksperiencë në punë;
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
- Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale;
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatet duhet të paraqesin brenda datës 10.02.2020, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;
- Çertifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 12.02.2020 do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
-Njohuri specifike të vendimit nr. 821, datë 06.12.2006 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit në qendrat rezidenciale”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.