Njoftim

Kandidati fitues për pozicionin e punës Specialist ( Punonjës Social ), në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Vlorë është:

Laura Mustafaj

__________________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Punonjës Social) në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Vlorë, është/janë:

  1. Laura Mustafaj;
  2. Arlinda Shametaj;

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 04.12.2019, ora 10:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

_________________

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Specialist (Punonjës Social), kategoria IV-b, në Drejtorinë Rajonale të ShSSh Vlorë:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin Shkencave Sociale/Dega Punë Sociale, preferohet të ketë Master;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 26.11.2019, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Certifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 27.11.2019, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, në fushën e shërbimeve sociale;
2. Ligjin nr. 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;
3. Standardet e Shërbimeve të Përkujdesjes Shoqërore, për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi, në qendrat rezidenciale;
4. Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale;
5. Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për Persona me Aftësi të Kufizuar në Institucionet Rezidenciale dhe Ditore.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si edhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al