Njoftim
Kandidati fitues për pozicionin e punës ( Punonjës Social), në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit është:
Ermela Zenelja
_____________________
Njoftim
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin e lirë Specialist (Punonjës Social), në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, është/janë:
1. Ermela Zenelja
2. Besarie Ahmati
3. Ledja Paja
4. Esmeralda Domi
5. Oltion Korreshi
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 27.11.2019, ora 11:30, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).
___________________________________
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist (Punonjës Social), kategoria IV-b, në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin Shkencave Sociale/Dega Punë Sociale, preferohet Master;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 25.11.2019, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Certifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 26.11.2019, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të SHSSH-së, në fushën e shërbimeve sociale;
2. Vendim nr. 195, datë 11.4.2007 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, në qendrat rezidenciale, për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi”.
3. Ligjin nr. 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al