Njoftim

Kandidati fitues, për pozicionin e lirë Fizioterapist, Në Qendrën E Zhvillimit Tiranë është:

Elvana Sadiku
_________________________________

Njoftim

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin e lirë Fizioterapist, në Qendrën e Zhvillimit Tiranë janë/është:

Doralda Dushku

Indrit Sulo

Elvana Sadiku
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 12.11.2019, ora 10:00, në ambientet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

 ________________________

Në mbështetje të VKM  nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Fizioterapist, në Qendrën e Zhvillimit Tiranë.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidati:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, dega Fizioterapi
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatet duhet të paraqesin brenda datës 07.11.2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;

- Jetëshkrim (CV);

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;

- Çertifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 08.11.2019 do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjenden në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike të vendimit nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.