Njoftim

Kandidatët  fitues, për pozicionet e lira, Specialistë (Mjek), 8 orë/ditë, në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Tiranë janë:

  1.  Adela Hoxha
  2. Elda Caushaj

______________________

Njoftim

Kandidati/ët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionet e lira, Specialistë (Mjek), 8 orë/ditë, në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Tiranë, është/janë:

  1. Adela Hoxha
  2. Elda Caushaj
  3. Fatbardha Kosturi

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 04.10.2019, ora 10:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

_________________________

Në mbështetje të VKM  nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” dhe Vendimi nr. 102, datë 27.02.2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 16.01.2019, të Këshillimit të Ministrave, “Për punonjësit me kontratë të përkohshme për vitin 2019 në njësitë e qeverisjes qendrore”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

2 (dy) Specialistë (Mjek), 8 orë/ditë, në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Tiranë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin e Mjekësisë, preferohet Neuro-Psikiatër;
  4. Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
  5. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  6. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  8. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 01.10.2019, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

  1. Kërkesën për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV);
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  4. Fotokopje të librezës së punës;
  5. Fotokopje të kartës së identitetit;
  6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Certifikatë familjare;
  8. Vërtetim banimi;
  9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
  10. Certifikata të kualifikimeve;
  11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 03.10.2019, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjitshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Njohuritë mbi legjislacionin në fushën e Aftësisë së Kufizuar, ligjin, nr. 9355, datë 10.03.2005, “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”, i ndryshuar;
  2. Vendimi nr. 431, datë 08.06.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”, i ndryshuar.

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al