Njoftim

Kandidati  fitues, për pozicionin e lirë,  Magazinier, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme,  në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, është:

  1. Klodiana Çullhaj

________________________

Njoftim

Kandidati  i  kualifikuar për  të vazhduar  fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin  e  lirë, Magazinier, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme,  në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, është:

  1. Klodiana Çullhaj

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 10.10.2019, ora 10:30, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

_______________________

Në mbështetje të VKM  Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Magazinier, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të ketë përfunduar minimumi arsimin e mesëm profesional ekonomik;
  4. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  5. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  7. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 30.09.2019,  në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

  1. Kërkesën për aplikim;
  2. Jetëshkrimi (CV);
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  4. Fotokopje të librezës së punës;
  5. Fotokopje të kartës së identitetit;
  6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çertifikatë familjare;
  8. Vërtetim banimi;
  9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
  10. Çertifikata të kualifikimeve;
  11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 02.10.2019, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

Njohuri mbi Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar me udhëzimin nr.24, datë 07.12.2016, nr.11 datë 06.05.2016 dhe nr.20 datë 17.11.2014 “për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 30 datë 27.12.2011 “për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.”

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.