Njoftim

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin e lirë Specialist (Punonjës Social), në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore,në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Gjirokastër është:

 

  1. Jonida Goxho

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 10.10.2019, ora 11:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).

________________________

Në mbështetje të VKM  nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” , Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Specialist (Punonjës Social), kategoria IV-b, në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore,

Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Gjirokastër.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;· Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin Shkencave Sociale/Dega Punë Sociale, Master Profesional;
  3. Të ketë të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion;
  4. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  5. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  7. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
  8. Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 26.09.2019, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
  9. Kërkesën për aplikim;
  10. Jetëshkrimin (CV);
  11. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  12. Fotokopje të librezës së punës;
  13. Fotokopje të kartës së identitetit;
  14. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  15. Certifikatë familjare;
  16. Vërtetim banimi;
  17. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
  18. Certifikata të kualifikimeve;
  19. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 30.09.2019, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjitshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

 

  1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të SHSSH-së, në fushën e shërbimeve sociale;
  2. Ligjin nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”;
  3.  Ligjin nr. 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al