Njoftim për mbyllje të proçedurës:
SHSSH mbyll procedurën e konkurimit për pozicionin, Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Berat, pa aplikantë.
________________________
Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Berat,
Kategoria e pagës III-b.
Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Sociale/Shoqërore/Ekonomike/Juridike;
- Niveli i edukimit /Master shkencor;
- Të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vite punë;
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 20.09.2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimi (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çertifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Çertifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 23.09.2019, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
- Njohuri mbi Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar;
- Njohuri mbi strategjitë kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
- Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”
- Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.