Njoftim për mbyllje të proçedurës:

SHSSH mbyll procedurën e konkurimit për pozicionin, Drejtor në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë për Grupmoshën 16-18 vjeç Shkodër, pa aplikantë.

 

____________________________

Në mbështetje të VKM  Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Drejtor në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë për Grupmoshën 16-18 vjeç Shkodër,

Kategoria e pagës III-b.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Sociale/Shoqërore;
  4. Niveli i edukimit /Master shkencor;
  5. Të ketë eksperiencë pune minimum 3 vjet në profesion;
  6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 20.09.2019,  në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

  1. Kërkesën për aplikim;
  2. Jetëshkrimi (CV);
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  4. Fotokopje të librezës së punës;
  5. Fotokopje të kartës së identitetit;
  6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çertifikatë familjare;
  8. Vërtetim banimi;
  9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
  10. Çertifikata të kualifikimeve;
  11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 23.09.2019, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Njohuri mbi Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar;
  2. Njohuri mbi strategjitë kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  3. Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”;
  4. Njohuri për udhëzim nr. 582, datë 18.12.2017 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, në qendrat shtëpi familje, për fëmijët 16–18 vjeç”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al.