Njoftim
________
Njoftim
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 14.09.2023, ora 11.00, ne Drejtorine e Pergjithshme te SHSSH.
__________
Në zbatim të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:
Specialist (Punonjës Social), kategoria IV-b, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Durrës:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkencat Sociale /Dega Punë Sociale;
4. Niveli i edukimit Master;
5. Të jetë i/e pajisur me liçencën përkatëse ose vërtetim që është në proçes;
6. Preferohet të ketë eksperincë pune në profesion;
7. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
8. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
10. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 11.09.2023, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 13.09.2023, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkursi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Vendim nr.135, datë 07.03.2018, “Për miratimin e Statusit të Shërbimit Social Shtetëror”.
2. Ligji Nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
3. Ligji nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”;
4. Ligji nr. 8626, dt.22.06.2000” Statusi i Invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”;
5. Ligji nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i Invalidit;
6. Ligji nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al