Njoftim:
Kandidati fitues eshte:
Lorena Dragoj.
Njoftim
Kandidatët për pozicionin e punës Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Sociale, në Shtëpinë e Foshnjës Tiranë:
1. Flogerta Koçi;
2. Lorena Dragoj;
3. Ermira Xhema;
4. Aurora Llapaj;
5. Armela Peqini;
6. Aurora Karaj;
7. Eralda Tushaj.
Intervista do të zhvillohet pranë Institucionit të Shërbimit Social Shtetëror në datën 01.08.2019, ne oren 12:00
_________________________________________________________________________________
Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Sociale, në Shtëpinë e Foshnjës Tiranë,
kategoria e pagës IV-a.
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Sociale, Niveli i edukimit /Master Profesional;
4. Të ketë eksperiencë pune minimumi 1 vit;
5. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
6. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
8. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 26.07.2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 29.07.2019, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Njohuri mbi Ligjin Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;
2. Vendimi nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”;
3. Njohuri mbi ligjin nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.