Njoftim:
Kandidati fitues për pozicionin Specialist (jurist) në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Shkodër, është:
Irisa Ymeri
________________________________________
Njoftim
Kandidatët për pozicionin e punës Specialist Jurist, në Drejtorinë Rajonale të SHSSH Shkodër:
1.Saida Rrukaj
2. Irisa Ymeri
3. Denis Llesha
4. Bujar Gjyli
5. Vjola Bajrami
6. Armir Kurtulaj.
Intervista do të zhvillohet pranë Institucionit të Shërbimit Social Shtetëror në datën 29.07.2019, ora 14:00.
_________________________________________________________
Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist (jurist) në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër,
Kategoria e pagës IV-b.
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Juridike;
4. Niveli i edukimit /Master profesional;
5. Preferohet të ketë eksperiencë pune;
6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 22.07.2019, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 24.07.2019, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Njohuri mbi Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar;
2. Njohuri të ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
3. Ligji nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar;
4. Ligji nr. 47/2014, Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.