Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:
Specialist (Edukator), kategoria IV-b, në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollor Tiranë.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
• Të jetë shtetase shqiptare;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit/ Sociale/ Shoqërore
• Të ketë trajnime për çështje të fëmijëve (trajnim i çertifikuar);
• Të ketë eksperiencë pune;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 07.10.2022, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
• Kërkesën për aplikim;
• Jetëshkrim (CV);
• Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
• Fotokopje të librezës së punës;
• Fotokopje të kartës së identitetit;
• Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;
• Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;
• Çertifikata të kualifikimeve;
• Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 11.10.2022, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
• Konventa për të Drejtat e Fëmijës;
• Ligj nr.10 347, datë 4.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”;
• Udhëzim nr.830, datë 14.4.2008 “Për zbatimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si edhe datën kur do zhvillohet intervista, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al