Njoftim

Per pozicionin Specialist ne Drejtorine e Finances dhe Statistikes ne Drejtorine e Pergjithshme te Sherbimit Social Shteteror nuk pati aplikant/e.

_______________

Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar , Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Specialist, kategoria IV-a, në Drejtorinë e Financës dhe Statistikës në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.

Kandidati që aplikon duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Ekonomike;
4. Niveli i edukimit Master;
5. Të ketë eksperiencë pune në profesion 1 vit;
6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 05.10.2022, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 07.10.2022, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
2. Njohuri mbi ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
3. Nr. 25/2018. “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
4. Njohuri mbi ligjin nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;
5. Udhëzimi nr. 30, datë 27.11.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publike”;
6. Udhëzim nr.2, datë 18.02.2008 “Për proçedurën e prokurimit me vlera të vogla”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al