Njoftim:
Mbylljen e procedurës pa fitues.
_____________________________________
Njoftim:
Kandidatët e kualifikuar për fazën e dytë, janë:
1. Etleva Fistoku.
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 10.07.2019, ora 10:30, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).
_____________________________________
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” , Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist (Punonjës Social), kategoria IV-b, në
Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë për Grupmoshën 16-18 vjeç, Shkodër.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin Shkencave Sociale/Dega Punë Sociale, Master Profesional;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 24.06.2019, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Certifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 26.06.2019, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjitshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të SHSSH-së.
2. Udhëzimin nr. 582, datë 18.12.2017, “Për Miratimin e Standardeve të Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, në Qëndrat Shtëpi Familje për Fëmijët 16 – 18 vjeç” .
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al