Njoftim

Kandidatët fitues për pozicionin Pergjegjes Sektori ne Sektorin e Sherbimeve te Brendshme ne Drejtorine e Sherbimeve te Brendshme prane Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimit Social Shteteror eshte:

Armida Ymeri
__________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Pergjegjes Sektori ne Sektorin Sherbimeve te Brendshme ne Drejtorine e Sherbimeve te Brendshme prane Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimit Social Shteteror  eshte/jane

Ardiana Hametaj
Armida Ymeri

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 28.09.2022, ora 15.00, ne Drejtorine e Pergjithshme te SHSSH.

_______________________

Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Përgjegjës Sektori, kategoria III-b, në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Shoqërore (Juridike/ Sociale) dhe “Diplomë Bachelor” në të njëjtën fushë me diplomën master.
4. Preferohet të ketë eksperiencë pune 2 vite përvojë në profesion;
5. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
6. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
8. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 22.09.2022, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 26.09.2022, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkursi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Ligji Nr.7961, datë 12.05.1995 “Kodi i Punë së Republikës së Shqipërisë”;
2. Ligji 44/2015 “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
3. Ligj Nr. 90/2012 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”
4. Ligji Nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikes në administraten publike”;
5. VKM Nr. 135, datë 21.10.2019 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al