Njoftim:
Kandidati fitues është:
Sirjan Zeneli
____________________________________
Njoftim
Kandidatët e kualifikuar për fazën e dytë, janë:
1. Simon Deda
2. Sirjan Zeneli
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 09.07.2019, ora 11:00, në ambjentet e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH).
________________________
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Kujdestar (M), në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër.
Kushtet që duhet të plotësojnë kandidati:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, preferohet në degën e infermjerisë;
- Të ketë trajnime për përkujdesjen ndaj moshës së tretë;
- Të ketë eksperiencë pune;
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
- Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë dhënë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatet duhet të paraqesin brenda datës 24.06.2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;
- Çertifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 26.06.2019 do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjenden në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike të vendit nr. 821, datë 06.12.2006 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit në qendrat rezidenciale”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.