Në zbatim të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Specialist (Jurist), në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda dates 11.04.2022, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çertifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Çertifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 13.04.2022, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. VKM nr.499, datë 29.08.2018 “për miratimin e proçedurave standarte të veprimit për mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit”;
2. Ligji Nr. 121/2016 Për shërbiment e kujdesit shoqëror”
3. Vkm 518 dt 04.09.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, proçedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzimet personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al