Njoftim

Kandidati fitues per pozicionin  Specialist (IT) ne Drejtorine Rajonale te Sherbimit Social Gjirokaster eshte:
Eneida Late
__________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (IT) ne Drejtorine Rajonalete te Sherbimit Social Gjirokaster eshte/jane:
1.Eneida Late
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 26.01.2022, ora 10:30, ne Drejtorine e Pergjithshme te SHSSH.
________

Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Specialist (IT) në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Gjirokastër.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor në Informatikë, Informatikë/Ekonomike, Shkenca Komjuterike, Inxhinjeri Elektronike .
4. Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
5. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
6. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
8. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 20.01.2022, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 24.01.2022, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkursi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Ligji Nr.57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”
2. Njohuritë mbi sistemet kompjuterike dhe mbi instalimin, konfigurimin dhe riparimin e pajisjeve hardware;
3. Njohuritë mbi sistemet e operimit dhe funksionimin e rrjeteve;
4. Njohuritë mbi operimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve web based;
5. Njohuritë mbi sistemet operative: Microsoft Windows XP/vista,7,8.ar

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al