Njoftim
Njoftim
Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Përgjegjës Sektori (Financë) në Qendrën e Zhvillimit Durrës.
Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Ekonomike;
4. Niveli i edukimit /Master shkencor;
5. Të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vite;
6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 21.01.2022, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 25.01.2022, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkursi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
2. Njohuri mbi ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
3. Udhëzimi nr. 30, datë 27.11.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publike”;
4. Njohuri mbi Ligjin Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;
5. Vendim Nr.659, datë 17.10.2005, Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al