Njoftim

Kandidati fitues per pozicionin  Specialist (Punonjes Social) ne Drejtorine Rajonale te Sherbimit Social Gjirokaster eshte:
Brunilda Hoxha
__________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Punonjes Social) ne Drejtorine Rajonale te SHerbimit Social Gjirokaster eshte/jane:
1.Brunilda Hoxha
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 26.01.2022, ora 10:00, ne Drejtorine e Pergjithshme te SHSSH.
_______________

Në zbatim të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Specialist (Punonjës Social), kategoria IV-b, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Gjirokastër:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Degën Punë Sociale;
4. Niveli i edukimit /Master shkencor;
5. Të ketë eksperiencë pune të paktën 1 vit;
6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 12.01.2022, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 14.01.2022, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkursi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Ligji nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”;
2. Ligji nr. 8626, dt.22.06.2000” Statusi i Invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”.
3. Ligji nr.7889, datë 14.12.1994, “statusi i Invalidit;
4. Njohuri mbi ligjin nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”
5. Ligj Nr.22/2018 “Për strehimin Social””.
6. Vendim nr.135, datë 07.03.2018, “Për miratimin e Statusit të Shërbimit Social Shtetëror”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al