Njoftim

Kandidati fitues per pozicionin   Edukator në Qendrën ë Zhvillimit Durrës:

Stolina  Çaça
____________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Edukator në Qendrën e Zhvillimit Durrës eshte/jane:

1. Albana Kurti
2. Klara Trungu
3. Stolina Çaça
4. Ferasete Boranji
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 19.01.2022, ora 10:00, ne Drejtorine e Pergjithshme te SHSSH.
_______________

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Edukator në Qendrën ë Zhvillimit Durrës.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

• Të jetë shtetase shqiptare;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit/ Sociale/ Shoqërore
• Të ketë trajnime për çështje të fëmijëve (trajnim i çertifikuar);
• Të ketë eksperiencë pune;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 07.01.2022, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

• Kërkesën për aplikim;
• Jetëshkrim (CV);
• Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
• Fotokopje të librezës së punës;
• Fotokopje të kartës së identitetit;
• Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;
• Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;
• Çertifikata të kualifikimeve;
• Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 11.01.2022, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

• Vendim nr. 822, datë 6.12.2006 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuar, në qendrat rezidenciale dhe ditore”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si edhe datën kur do zhvillohet intervista, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al