Njoftim
Kandidati fitues per pozicionin Specialist (Punonjës Social), në Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave eshte:
Blerina Nurcellari
_________________
Njoftim
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Punonjes Social) ne Qendra Kombetare Tranzitore e Emergjencave eshte/jane:
1.Ardiana Cahani
2. Blerina Nurcellari
3.Romendi Hida
4. Stiliana Qemali
Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 19.01.2022, ora 13:00, ne Drejtorine e Pergjithshme te SHSSH.
__________________
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist (Punonjës Social), në Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Degën Punë Sociale;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 07.01.2022, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Certifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 11.01.2022, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Ligj Nr.121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republiken e Shqipërise”;
2. Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
3. Vendim nr. 572, datë 24.6.2015 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve në Qendrën Kombëtare Transitore të Emergjencës”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al