Njoftim

Kandidati fitues per pozicionin  Specialist (Punonjes Social)ne Drejtorine Rajonale te Sherbimit Social Durres eshte:

Sara Demerxhiu

____________

Njoftim

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, për pozicionin Specialist (Punonjes Social)ne Drejtorine Rajonale te Sherbimit Social Durres eshte/jane:

1.Sara Demerxhiu

Intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet më datë 06.01.2022, ora 11:00, ne Drejtorine e Pergjithshme te SHSSH.

______________

Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Specialist (Punonjës Social), kategoria e pagës IV-b në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Durrës.

Kushtet që duhet të plotësoje kandidati/ja:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Degën Punë Sociale;
4. Niveli i arsimimit /Master shkencor;
5. Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 29.12.2021, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 31.12.2021, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkursi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Njohuri mbi ligjin nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”
2. Nr. 722, datë 11.11.2019 “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e Aftësisë së Kufizuar e të ndihmës personale dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al