Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

2 Kujdestar në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollor Tiranë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

• Të jetë shtetase shqiptare;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
• Të ketë trajnime për çështje të fëmijëve (trajnim i certifikuar);
• Të ketë eksperiencë pune;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 24.07.2023, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

• Kërkesën për aplikim;
• Jetëshkrim (CV);
• Fotokopje të dëftesës së pjekuris;
• Fotokopje të librezës së punës;
• Fotokopje të kartës së identitetit;
• Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;
• Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;
• Çertifikata të kualifikimeve;
• Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 26.07.2023, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

• Njohuri specifike të vendimit nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si edhe datën kur do zhvillohet intervista, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al