

Gjendja më e vështirë kaloi, është koha të solidarizohemi dhe ndihmojmë qytetarët e prekur. Të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror prej pasdites së ditës së shtunë janë në terren pranë çdo familje të dëmtuar nga tërmeti i fortë që preku më së shumti Tiranën dhe Durrësin.
Vazhdon kryerja e verifikimeve në çdo familje për gjendjen pas tërmetit, me kujdes të shtuar tek të moshuarit dhe fëmijët . Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror në zonat e prekura nga tërmeti kanë mundësuar pako ushqimore dhe mbështetje psiko-sociale për çdo familje.
Jemi në gadishmëri të plotë edhe në ditët në vijim për të ofruar mbështetje për këdo që ka nevojë.