Bazuar në Udhëzimin e Përbashkët nr. 870, datë 24.12.2018 të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Për përcaktimin e veprimeve dhe procedurës që kryejnë nëpunësit e zyrave të gjendjes civile dhe personi i autorizuar pranë institucionit të shërbimit spitalor për përfitimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare për nënat me foshnja të porsalindura”, pika 18 “Fëmijët e lindur jashtë vendit të cilët regjistrohen jashtë afatit ligjor (90 ditë), i’u zbritet nga çeku i bebes 5.000 lekë”.

Në rastin e publikuar në median elektronike JOQ, fëmija ka lindur në datë 02.01.2019, ndërsa çertifikata është lëshuar në datë 11.11.2019, pra me përafërsi 10 muaj nga lindja e bebes. Ju sqarojmë se në pjesën më të madhe të rasteve data e lëshimit të çertifikatës është data e regjistrimit të fëmijës në Zyrat e Gjendjes Civile.

Raste të tilla ka patur disa, megjithatë Shërbimi Social Shtetëror në raste të tilla kërkon informacion plotësues nëse fëmija është rgjistruar në kohë dhe ky fakt nuk është paraqitur në çertifikatë.

Në rastin në fjalë qytetari që ka tërhequr çekun nuk ka paraqitur dokumenta plotësuese dhe për këtë arsye çeku është lëshuar me 5.000 lekë më pak. I takon Zyrës së Gjendjes Civile që nëse çertifikata është lëshuar pas regjistrimit të fëmijës (në kohë) të shënojë datën e regjistrimit në mënyrë që çeku të lëshohet i plotë.

Për çdo paqartësi, ftojmë qytetarin t’i drejtohet Shërbimit Social Shtetëror ose telefononi në numrin 035544541821.

Udhëzim nr.870, datë 24.12.2018 për përcaktimin e veprimeve de proçedurës që kryejnë nëpunësit e zyrave të Gjendjes Civile dhe personi i autorizuar pranë institucionit të Shërbimit Spitalor për përfitimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare, për nënat me foshnja të sapolindura.