Edhe pse është zgjeruar dhe rritur roli plotësues i OJF-ve në ofrimin e shërbimeve sociale, shteti mbetet  faktori kryesor për shërbimet për familjet dhe fëmijët në nevojë. Sistemi aktual  i mbrojtjes sociale ofron mbështetje financiare për familjet e varfëra ( Programi i Ndihmës Ekonomike ), trajtim rezidencial për fëmijët e braktisur dhe me probleme sociale dhe lehtësira  per fëmijët me statusin e jetimit.
Nga vlerësimi i shpërndarjes së shërbimeve për fëmijë sipas shtrirjes gjeografike vihet re përqëndrimi i madh i OJF-ve, qendrave, dhe shërbimeve të ndryshme për fëmijë kryesisht në Qarkun e Tiranës, Shkodrës dhe  Elbasanit.

Nga statistikat e qendrave rezidenciale  rezulton se pjesa më e madhe e fëmijëve janë të braktisur dhe vijnë nga familje me probleme social – ekonomike kryesisht nga Shqipëria e Mesme dhe Veriore. Në këtë kuadër Shërbimi Social Shtetëror i kushton vëmendje dhe  ka prioritet të punës së vetë nxitjen e shërbimeve alternative të kujdesit ndaj fëmijëve të braktisur, nëpërmjet birësimit, kujdestarisë, dhe shërbimeve në komunitet. Vendosja dhe qëndrimi në institucion është alternativa e fundit e shërbimit ndaj fëmijëve dhe për këtë duhet të  punohet më shumë për fuqizimin dhe funksionimin e mekanizmave të cilët operojnë në fushën e mbrotjes së të drejtave për fëmijë.
Aktualisht rrjeti i Institucioneve Rezidenciale Publike të Përkujdesit për Fëmijet përbëhet nga 9 institucione publike dhe 18 qendra rezidenciale jopublike:

Institucionet rezidenciale  publike të përkujdesit për fëmijë janë:

  • Shtëpi fëmije nga 0-3 vjeç Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë , Vlorë
  • Shtëpi fëmije nga 3-6 vjeç Shkodër
  • Shtëpi fëmije nga 6-15 vjeç Tiranë, Shkodër, Sarandë

Qendra rezidenciale për fëmijë jopublike:

  • “SOS- Fshati i Fëmijëve” -Tiranë
  • “Betania” – Bupq
  • “Rreze dielli ” – SFI  Tiranë
  • “Orët fatlume ”- Elbasan
  • “Projekti Shpresë për Botën ” – Marikaj
  • “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës “  – Elbasan
  • “Vatër e Ngrohtë ” – Gjirokastër
  • “Shtëpia Ortodokse e Shpresës ” – Shën Vlash, Durrës
  • “Fillimet e reja ”  – Tiranë
  • “Betesda ” – Laç
  • “Bijat e Dashurise”  Mollas, Elbasan
  • “Komuniteti Papa Giovanni XXIII”- Shkodër
  • “Qendra Kenedy”- Korçë
  • “Qendra  Ravasko”- Shkodër
  • “Qendra për Fëmijë-  Bishnic” Pogradec
  • “Qendra Rozalba, Motrat Veneri”- Gjader, Lezhë
  • “Tjeter  Vizion” -Elbasan
  • “Krahët e Shqiponjës” – Tiranë

Shërbimet që ofrohen në IPSH janë:

  • Shërbime psiko-sociale (këshillim, punë grupi, terapi, aktivitete kulturore, sportive, integruese, formuese,argëtuese, etj).
  • Shërbim shëndetësor    ( kontrolle mjekësore, vaksinim,dieta etj )
  • Shërbim mbështetës     ( përkujdesje, ushqim, veshmbathje etj )
  • Shërbim edukues          ( arsimim, kurse kualifikuese, mësim )
  • Shërbime alternative

Deinstitucionalizimi dhe ofrimi i shërbimeve alternative , si ai i kujdestarisë, janë objektivat madhorë të politikave qeveritare në fushën e mbrojtjes sociale për fëmijët e braktisur, jetimë ose në nevojë.

Shërbimi i kujdestarisë është pjesë e reformës së shërbimeve sociale në zbatim edhe të objektivave të strategjisë për mbrotjen e fëmijëve. Shërbimi i Kujdestarisë dhe Plani i Veprimit për zbatimin e saj,  miratuar me VKM nr. 1104, dt. 30.7.2008 “Strategjia e Shërbimit të Kujdestarisë Familjare” si dhe VKM Nr 89 datë 26.01.2012  parashikon shërbim në familje kujdestare për fëmijët në nevojë të cilëve u mungon kujdesi prindëror.

Shërbimi i kujdestarisë ka filluar të pilotohet gjatë vitit 2011 në dy bashki (Tiranë, Shkodër) dhe sot shtrirja e këtij shërbimi  është në të gjithë njësitë vendore.

Nga ky vendim përfitojnë të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror të moshës 0- 18 vjeç.  Familjet kujdestare kanë të drejtë të  aplikojnë pranë pushtetit vendor, bashkive, sipas kritereve dhe dokumentacionit përkatës të përcaktuar ne VKM Nr 89 datë 26.01.2012. Komisionet multidisiplinare të kujdestarisë  pranë këtyre njësive përzgjedhin familjet kujdestare të cilat kanë aplikuar dhe monitorojnë më tej situatën e fëmijëve të vendosur në këto familje kujdestare.

 

 

 

 

 


Untitled Document

PAGESA

Informacion për skemën e Ndihmës Ekonomike dhe Pagesat për Aftësinë e Kufizuar.





SHERBIME

Informacion dhe udhëzime për Rrjetin e Institucioneve të Përkujdesit Social.






REGJISTRI ELEKTRONIK KOMBETAR

Informacion për projektin pilot të modernizimit të NE në tre qarqe pilot: Tiranë, Durrës dhe Elbasan.