Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencave është institucioni më i ri në varësi të Shërbimit Social Shtetëror. Ajo u ngrit në ish regjimentin e kimisë në Shish Tufinë me VKM nr.846 datë 27.09.2013 që ia kalonte  këtë pronë të Ministrisë së Mbrojtjes,  në administrim të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për tu përdorur për ngritjen e një vendqëndrimi për strehimin e familjeve të komunitetit rom pas shpërnguljes nga banesat e mëparshme. Shërbimet e Ofruara:   QKTE është tipologji e re e shërbimeve në sistemin e mbrotjes sociale i cili ka filluar në vitin 2013 .  Qëllimi i kësaj qendre është t’ju vijë në ndihmë individëve dhe familjeve në emergjencë që vijnë nga grupe të ndryshme shoqërore pa dallim gjinie, seksi, race, gjuhe, feje etj.  Aktualisht në këtë qendër trajtohen 37 familje. Kohëqëndrimi  në qendër është  më pak se 1 vit, dhe familjet pas daljes  përfshihen në Programet e Strehimit që ofrohen nga Bashkitë.

Shërbimet janë si më poshtë:

  • Strehim ne apartamentet e qëndrës.
  • Shërbim shëndetësor
  • Fuqizim i familjes nëpërmjet nxitjes së punësimit dhe përfitimit nga programet e strehimi të pushtetit vendor.
  • Shërbim për fëmijët ( programe edukimi, arsimim, dhe aktivitete )
  •  Shërbime integruese përfshirë aktivitete ndërgjegjësimi, aktivitet psikosociale për familjen dhe anëtarët e saj.
  •  Kurse Prindërimi

Qendimi në këtë qendër është i përkohshëm për personat apo familjet që vijnë nga situata social-ekonomike të vështira dhe emergjente .

Shërbimi Social Shtetëror me mbështetje të organizatës “Terre des  Hommes”, ka modeluar shërbimin psikosocial  për familjet dhe fëmijët në veçanti pranë QKTE, si dhe ka ofruar mbështetje direkte për plotësimin e nevojave bazë. Gjithashtu në qendër janë  ofruar aktivitete të ndryshme, ndërgjegjësuese, edukuese, kreative, informuese në funksion të mbështetjes së fëmijëve dhe familjeve, me qëllim rehabilitimin, mirëqenien dhe riintegrimin e tyre në shoqëri. Për funksionimin në përputhje me tipologjinë e saj janë hartuar dhe miratuar  standardet e Shërbimit të Përkujdesit për këtë tipologji shërbimi.

 


Untitled Document

PAGESA

Informacion për skemën e Ndihmës Ekonomike dhe Pagesat për Aftësinë e Kufizuar.





SHERBIME

Informacion dhe udhëzime për Rrjetin e Institucioneve të Përkujdesit Social.






REGJISTRI ELEKTRONIK KOMBETAR

Informacion për projektin pilot të modernizimit të NE në tre qarqe pilot: Tiranë, Durrës dhe Elbasan.