SHTËPITË E TË MOSHUARVE

Në tipologjinë dhe strukturën e Institucioneve të Shërbimit Rezidencial për të ofruar shërbime specifike për njerëzit në nevojë, në Shërbimin Social Shtetëror një vend me rëndësi zë Harta e Institucioneve Rezidenciale për të Moshuar (Shtëpitë e të Moshuarve). Këtë shërbim social e përfitojnë vetëm të moshuarit të identifikuar si njerëz në nevojë, për arsye se të mbeteur vetëm, janë pa të ardhura dhe përkrahje. E drejta për t’u sistemuar dhe përfituar statusin e rezidentit bëhet mbi bazën e kërkesave normative të V.K.M. Nr. 425 datë 26,06.2012.

Mbi bazën e kërkesës së të moshuarit ose të interesuarve të tjerë dhe plotësimit të dokumentacionit që vërteton situatën social-ekonomike të të moshuarit/ës, dhe pas verifikimit të situatës social-ekonomike dhe shëndetësore, të vërtetuar edhe nga organet e pushtetit vendor, Drejtoria Rajonale e ShSSh (sipas Qarkut përkatës), i/e moshuari/a ka të drejtë të kërkojë vendosjen në një nga institucionet e shërbimit rezidencial për të moshuarit. Vendimi për këtë veprim dhe institucioni ku do të sistemohet i moshuari, kryhet pas miratimit nga Komisioni i Pranimit në Shtëpitë e të Moshuarve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SHSSH.

Aktualisht i tërë sistemi i përkujdesit social për të moshuarit përbëhet nga institucione rezidenciale publike dhe jo publike. Shtëpitë e të moshuarve publike janë në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër, Poliçan. Gjithashtu është Qendra Ditore Polivalente në Kamëz dhe disa qendra të trajtimit rezidencial të të moshuarve që janë jo publike.Në tërë sistemin e shërbimeve rezidenciale trajtohen gjithsej 480 të moshuar, nga të cilët 300 janë në qendrat publike dhe 180 në qendrat jo publike.

Shërbimi për të moshuarit në qëndrat rezidenciale është i garantuar, cilësor dhe i bazuar në standartet e shërbimit të miratuara nga Qeveria Shqiptare. Në shërbim të të moshuarve ka stafe me punonjës të specializuar për këtë tipologji shërbimesh, ekipe multidisiplinare që realizojnë vlerësimin e personalizuar të nevojave për çdo të moshuar dhe njëkohësisht kanë hartuar dhe planin e ndërhyrjeve individuale për plotësimin e nevojave të identifikuara.

Në qendra janë të pranishëm edhe grupe vullnetarësh që realizojnë shërbime dhe shoqërizime komplementare, si dhe lidhjen ndërmjet të moshuarve të qëndrave me komunitetin. Të moshuarit në këto qendra kanë të drejtat e tyre për ankimim për cdo rast pakënaqësise ose kontestimi të cilësisë së ushqimit, higjienës, mënyrës së sjelljes së punonjësve, etj.

 


Untitled Document

PAGESA

Informacion për skemën e Ndihmës Ekonomike dhe Pagesat për Aftësinë e Kufizuar.





SHERBIME

Informacion dhe udhëzime për Rrjetin e Institucioneve të Përkujdesit Social.






REGJISTRI ELEKTRONIK KOMBETAR

Informacion për projektin pilot të modernizimit të NE në tre qarqe pilot: Tiranë, Durrës dhe Elbasan.