Objektivi kryesor i punës së Qendrave të Zhvillimit është i përcaktuar në  Strategjinë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar dhe te standardeve te miratuara nga MSHMS, ku hartimi i Standardeve të shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për personat me aftësi të kufizuar është një hap i rëndësishëm në procesin e zbatimit të objektivave për rritjen e cilësisë së shërbimeve sociale për grupet në nevojë.

Standartet e miratuara do të shërbejnë si dokumenta bazë për:

  • MSHMS për të vlerësuar kapacitetet e ofruesve të shërbimeve, për paisjen me licensë.
  • Strukturat e inspektimeve në Shërbimet Sociale Shtetërore, të cilat do të kontrollojnë cilësinë e shërbimeve.
  • Autoriteteve vendore, qarqeve, bashkive për të vlerësuar ofruesit më të mirë të shërbimeve.
  • Organizatat që përfaqësojnë dhe mbrojnë të drejtat dhe interesat e personave me AK, familjarëve të tyre, organizatave për të drejtat e njeriut, për të vlerësuar situatën e PAK.
  • Autoriteteve në nivel qendror, si Ministria e Shëndetësisë, e Arsimit, e Brendshme, e Drejtësisë etj.

Institucionet që ofrojnë shërbime për Personat me Aftësi të Kufizuar sipas tipologjisë së shërbimit janë:

  • 6 Qendra  Zhvillimi Rezidenciale

 (Tiranë, Korçë, Berat, Durrës, Vlorë dhe Shkodër) që ofrojnë shërbime për  190 përfitues;

  • 3 Qendra Zhvillimi Ditore

 (Korçë, Lezhë dhe Shkodër)  që ofrojnë shërbime për 75  përfitues;

Qendrat rezidenciale ofrojnë shërbime për PAK mbi moshën 21 vjeç, të cilët kanë nevojë për shërbime të vazhdueshme që nuk mund të ofrohen nga familjarët e tyre. Në qendrat rezidenciale për PAK pranohen fëmijë me AK edhe në rastet kur qëndrimi i tyre pranë familjarëve është i pamundur përkohësisht ose përgjithmonë.

Shërbimet që ofrohen janë:

  •   Shërbim psiko – social.
  •   Shërbim psiko – motor.
  •   Fizioterapi
  •   Ortofoni
  •   Terapi okupacionale

Qendrat rezidenciale për PAK sigurojnë:

  • Strehim, asistencë, edukim dhe rehabilitim,
  • Programe teraupetike për të përfituar autonomi individuale
  • Mbështetje dhe ndihmë për PAK dhe familjen e tij
  • Ndërhyrje shëndetësore kur personi ka nevojë.

Qendrat e zhvillimit që ofrojnë shërbime ditore dhe rezidenciale hartojnë një deklaratë për shërbimet që ofrohen për këtë kategori sociale, që është deklarata e qëllimit. Në këtë deklaratë pasqyrohet në mënyrë të detajuar modeli i shërbimeve, kërkesat strukturore të ambjenteve ku do të ofrohen shërbimet, kërkesat organizative e funksionale të qendrës, kërkesat për plotësimin e nevojave për numrin dhe cilësinë e personelit që do të angazhohet për ofrimin e shërbimeve për personat me AK.

Shërbimi Social Shtetëror miraton deklaratën e qëllimit për institucionet rezidenciale që janë nën varësin e tij.

Në Zbatim të Ligjit Nr 9355, dt 10.03.2005 i ndryshuar me Ligjin Nr. 44/2016 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, VKM Nr 425 datë 27.06.2012 e ndryshuar me  VKM Nr 839 datë 03.12.2014 , “Për përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale publike dhe private, të përkujdesit shoqëror për PAK” dhe Ligjit Nr.22/2018, date 03.05.2018  “PËR STREHIMIN SOCIAL”

Në institucionet e përkujdesit shoqëror pranohen persona me aftësi të kufizuar: a) mendore; b) fizike dhe c) sensore.

Dokumentacioni që duhet plotësuar për pranimin e personave me aftësi të kufizuar në institucionet e përkujdesit shoqëror janë:

  1. Çertifikata e lindjes së personit
  2. Çertifikata e gjendjes civile
  3. Vendimi i komisionit mjekësor për përcaktimin e aftësisë së kufizuar
  4. Epikrizën shëndetësore
  5. Fotografinë e personit (dy)
  6. Kopjen e vendimit të Këshillit Bashkiak për pranimin e personit me AK në institucion
  7. Kërkesë për sistemimin e personit
  8. Dokumentin e shkollës që ka ndjekur personi
  9. Deklarata me shkrim, të noterizuar për dhënien e pëlqimit të prindit ose të kujdestarit për pranimin e personit në institucion.
  10. Vërtetimin e gjendjes ekonomike të familjes si dhe të ardhurat e personit, e lëshuar nga seksioni i Ndihmës Ekonomike

 

 Nismën për pranimin e personit me aftësi të kufizuar në institucionet e përkujdesit shoqëror e kanë:

a)Prindi;

b) kujdestari i caktuar me vendim gjykate ose KMCAP-it;

c) policia; ç) administratori shoqëror në nivel vendor dhe

d) seksioni i ndihmës dhe përkujdesit shoqëror, në nivel vendor.

 

 

 


Untitled Document

PAGESA

Informacion për skemën e Ndihmës Ekonomike dhe Pagesat për Aftësinë e Kufizuar.





SHERBIME

Informacion dhe udhëzime për Rrjetin e Institucioneve të Përkujdesit Social.






REGJISTRI ELEKTRONIK KOMBETAR

Informacion për projektin pilot të modernizimit të NE në tre qarqe pilot: Tiranë, Durrës dhe Elbasan.