Vështrim i Përgjithshëm i Projektit

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë/Shërbimi Social Shtetëror, në kuadër të reformës për zbutjen e varfërisë, rritjes së transparencës, cilësisë së shërbimeve dhe përdorimit me efektivitet të fondeve buxhetore dhe përjashtimit të rasteve abuzive në skemën e ndihmës ekonomike, ka ndërmarrë nismën për ngritjen e Regjistrit Elektronik Kombëtar të Përfituesve të Ndihmës Ekonomike.

Këto detyrime burojnë nga legjislacioni i përmbledhur më poshtë:

  • Ligji Nr.9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar.
  • Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.904, datë 12.12.2012 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të përfitimit të ndihmës ekonomike, në zonat pilot”.
  • Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.162, datë 29.02.02012 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit të modernizimit të asistencës sociale”.
Qëllimi i Projektit

Qëllimi bazë i ndërtimit të këtij sistemi është përmirësimi i efektivitetit të Shërbimit Social Shtetëror duke:

  • Identifikuar familjet  në nevojë
  • Përmirësuar vlerësimin e përfituesve për familjet aplikante
  • Përjashtuar rastet abuzive në skemën e NE

Qëllimi afatgjatë i këtij projekti është ndërtimi i një platforme e cila në këtë fazë të projektit do përfshijë ngritjen e Regjistrit Elektronik të Përfituesve të Ndihmës Ekonomike në tre zonat pilot (qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan), më pas në një fazë të dytë, do të shtrihet në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe duke vijuar në të njëjtën linjë, do të shërbejë për ngritjen e moduleve shtesë si Ngritjen e Regjistrit Elektronik Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe lidhjet e kësaj platforme me Sistemin e Pagesave të Thesarit etj.

Ndikimi dhe efektiviteti i projektit

Ndërtimi i Bazës së të Dhënave Shtetërore për Ndihmën Ekonomike do t’i mundësojë Shërbimit Social Shtetëror në nivel qëndror, rajonal dhe lokal të:

  • identifikojë në mënyrë sa më të saktë familjet/individët që kanë nevojë për ndihmë ekonomike;
  • shkëmbejë në kohë reale informacion për verifikimin e të dhënave të aplikuesve për ndihmë ekonomike;
  • përmirësojë kapacitetet për monitorimin e Ndihmës Ekonomike dhe Administratës.
  • përjashtojë  rastet abuzive nga  skema e Ndihmës Ekonomike.
  • përmirësojë kapacitetet për planifikimin, menaxhimin, dhe dhënien e Ndihmës Ekonomike.
  • bashkërendojë cilësinë e proceseve përmes menaxhimit të çështjeve;
  • mbështesë ndërveprimin e automatizuar të të dhënave nëpër Zyrat Rajonale dhe Lokale te Shërbimit Social dhe Agjencive/Institucioneve të tjera shtetërore.

Untitled Document

PAGESA

Informacion për skemën e Ndihmës Ekonomike dhe Pagesat për Aftësinë e Kufizuar.





SHERBIME

Informacion dhe udhëzime për Rrjetin e Institucioneve të Përkujdesit Social.






REGJISTRI ELEKTRONIK KOMBETAR

Informacion për projektin pilot të modernizimit të NE në tre qarqe pilot: Tiranë, Durrës dhe Elbasan.