PROGRAMI I TRANSPARENCËS
I
SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR
I. HYRJE
Programi i Transparencës për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror është në përputhje me nenin 7 të Ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI) dhe përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së SHSSH-së në kuadër të këtij ligji.
Ky program është një mënyrë konkrete përmes së cilës Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror ndërton dhe garanton transparencën në punën e saj institucionale. Përditësimi i Programit të Transparencës së SHSSH bëhet e mundur në përputhje me kërkesat dhe me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Organ mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Informacioni i bërë publik në këtë program synon të bëjë transparente veprimtarinë e SHSSH-së nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen tonë zyrtare www.sherbimisocial.gov.al si edhe në mjediset e pritjes së publikut në SHSSH, Drejtoritë Rajonale dhe Institucionet e Përkujdesit Shoqëror. Programi i Transparencës është i pasqyruar në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike të informacionit sipas LDI-së si edhe përmes strukturës përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin e emëtuar për pasqyrim publik.
Në përmbajtje të Programit të Transparencës, SHSSH evidenton skemën e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohen dokumentet që janë të aksesueshëm në faqen zyrtare të SHSSH. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e SHSSH-së dhe Programi Transparencës është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së SHSSH -së janë:
Parimi i të Drejtës për Informim
E drejta për informim është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të Kushtetutës, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
Parimi i prezumimit të publikimit maksimal të të dhënave
SHSSH ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Parimi i zbatimit të legjislacionit
Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e SHSSH-së, të tilla, si: Ligji nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar; Vkm nr. 542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar.
Parimi i qartësisë dhe kuptueshmërisë së informacionit
Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme. Informacioni publik i SHSSH që do të jetë i disponueshëm dhe i përdorueshëm pa kërkesë do të jetë i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm, i pajtueshëm me dokumentet origjinale në zotërim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të Ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Në përputhje me Programin e miratuar të SHSSH-së vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.sherbimisocial.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut kategoritë e mëposhtme të informacionit:
- Strukturën organizative të SHSSH-së;
- Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
- Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si edhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të SHSSH-së, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit;
- Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të SHSSH-së dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi SHSSH-në, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si edhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së SHSSH-së;
- Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit;
- Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik-privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të SHSSH-së, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
- Informacion për shërbimet që SHSSH i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh;
- Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e SHSSH-së, procedura përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të SHSSH-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor SHSSH për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si edhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
- SHSSH krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga SHSSH Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë |
Baza ligjore |
Dokumenti/Përmbajtja |
Afati kohor për publikim |
Mënyra e publikimit |
Struktura përgjegjëse |
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të SHSSH-së. | Neni 7/1/a/d i LDI-së | Struktura organizative e SHSSHOrganika e Drejtorive RajonaleOrganika e IPSH-ve |
Menjëherë |
Në faqen zyrtare në menunë Rreth nesh/Struktura Në faqen zyrtare në menunë Rreth nesh/Drejtoritë Rajonale Në faqen zyrtare në menunë Institucione Përkujdesi/Çfarë janë IPSH? |
Sektori i burimeve njerëzore. |
Akte ndërkombëtare, Akte ligjore dhe nënligjore, Vkm dhe dokumenta të tjera | Neni 7/1/b i LDI-së | Ligji dhe Statuti i SHSSHLigje për NE&PAKRaporte |
Menjëherë Pas miratimit nga titullari |
Në faqen zyrtare në menunë: Rreth nesh/Historiku Në faqen zyrtare në menunë: NE&PAK/legjislacioni Në faqen zyrtare në menunë Publikime/Raporte | SHSSH dhe të tjerë institucione. |
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës. | Neni 7/1/c/g i LDI-së | Format ankeseFormat kërkese Adresa Postare: Rr. Durrësit, Nr. 83, (Përballë gjimnazit ‘Qemal Stafa’), TiranëEmail: info@sherbimisocial.gov.al | Pas miratimit të Programit të transparencës. Menjëherë në rast ndryshimesh | Në faqen zyrtare në menunë: Transparenca /Formular kërkese dhe Ankese | Koordinatori për të drejtën e informimit. |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. | Neni7/1/ç i LDI-së | Transparenca/Koordinatori për të drejtën e informimit | Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit/koordinatorëve. | Në faqen zyrtare në menunë Transparenca/Koordinatori për të drejtën e informimit | Koordinatori për të drejtën e informimit të SHSSH dhe të Drejtorive Rajonale. |
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. | Neni 7/1/d i LDI-së | Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar;Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;Vkm nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar | Menjëherë pas botimit në fl /zyrtare.E përhershme | Në faqen zyrtare në menunë Reth nesh/ Struktura | Sektori i Burimeve njerëzore |
Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance | Neni7/1/ Dh i LDI-së | Raporte monitorimi dhe auditimi.(KLSH & MF) | Menjëherë pas depozitimit në SHSSH ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve. | Në faqen zyrtare në menunë Publikime/Raporte | Sektori i Auditit të Brendshëm |
Buxheti | Neni 7/1/e i LDI-së | BuxhetiRaporte | Pas miratimit të ligjit të buxhetit.Çdo tre mujor. | Në faqen zyrtare në menunë Publikime/Raporte | Drejtoria e Financës |
Informacion për procedurat e prokurimit. | Neni 7/1/ë i LDI-së | Rregjistri i prokurimeve | Menjëherë pas dërgimit në APP. | Në faqen zyrtare në menunë Publikime/Raporte | Drejtoria e Financës |
Shërbimet e autoritetit për publikun. | Neni 7/1/f i LDI-së | Ndihma ekonomike Pagesa për Aftësinë e Kufizuar Përjashtimi doganor Çfarë janë IPSH?Standardet për shërbimet shoqërore Procedura e pranimit ne IPSH | E përhershme, përditësohet kur ndryshon ligji. | Në faqen zyrtare në menunë Ne&PAK/ Ndihma ekonomike Ne&PAK/ Pagesa për Aftësinë e Kufizuar Ne&PAK/ Pyetje & përgjigje
Institucione Përkujdesi/ Standardet për shërbimet shoqërore |
Drejtoria e Kontrollit të NE dhe pagesës së PAK Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme Drejtoria e Shërbimeve Sociale Drejtoria e Komisionimit të PAK |
Mbajtja e dokumentacionit nga SHSSH | Neni 7/1/h i LDI-së | Dokument | Pas miratimit të programit të transparencës | Në faqen zyrtare në menunë Publikime/Raporte | Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme/ Specialist Arkivi/Protokolli |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014. | Neni 7/1/i i LDI-së | Tabela e Regjistrit të Transparencës | Pas miratimit të programit të transparencës | Në faqen zyrtare në menunë Transparenca/Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeveMe kufizime të identitetit të ankuesit. | Koordinatori për të Drejtën e Informimit. |
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. | Neni 7/1/k i LDI-së | Të dhëna për NE dhe PAKInformacione të pranimit në IPSHNëpunës civil (vende vakante) | Pas miratimit nga Titullari Pas çdo krijimi të vendit vakant. | Në faqen zyrtare në menunë NE&PAK
Në faqen zyrtare në menunë
Në menunë Reth nesh/Mundësi punësimi |
Drejtoria e Kontrollit të NE dhe pagesës së PAK Drejtoria e Shërbimeve Sociale Drejtoria e Komisionimit të PAK Sektori i Burimeve Njerëzore |
Informacione të tjera të dobishme | Neni 7/1/l i LDI-së | Ankesa nga PAK/ NE, Statistika Buletini Informativ Buletini Donacioneve | Pas miratimit nga Titullari | Në faqen zyrtare në menunë NE&PAKNë menunë Publikime/BuletiniNë menunë Partnerët/Donatorë | Drejtoria e Kontrollit të NE dhe pagesës së PAK Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme |
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program, SHSSH vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.sherbimisocial.gov.al dhenë mjediset e pritjes së publikut kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Transparenca/Programi i Transparencës”.
VI. MONITORIMI
Në përputhje me ligjin, ky program monitorohet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nga SHSSH përgjegjës për monitorimin e këtij Programi është Sektori i Projekteve/Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme.