
Kush përfiton
Në bazë të Ligjit nr.57/2019 ” Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, neni 8:
Përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë:
a) personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha;
b) personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe personat e paaftë për punë, sipas Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, të cilët nuk plotësojnë kushtet ligjore për përfitim të pensionit të invaliditetit të punës sipas ligjit të sigurimeve shoqërore në Republikën e Shqipërisë;
c) personat me aftësi të kufizuar, të deklaruar të tillë me vendim të Komisionit Shumëdisiplinor të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar;
ç) personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas Statusit të Invalidit të Punës.
II.INVALIDËT Ë PUNËS
- Invalidët e punës, të cilët kanë qenë të punësuar në ndërmarrjet, në institucionet shtetërore, ish-kooperativat bujqësore, repartet ushtarake, si dhe ushtarët e shërbimit të detyrueshëm, që vuajnë nga sëmundje profesionale a janë aksidentuar në punë apo kanë sëmundje të ndryshme, e që marrin pension invaliditeti, në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ose të ligjit nr.4976, datë 29.6.1972 “Për pensionin e ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore”, të ndryshuar, përfitojnë një shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit, si përfitim paaftësie, nga fondi i pagesës së personave me aftësi të kufizuar
- Invalidët, të cilët përfitojnë sipas shkronjave “a”, “b” e “c” të pikës 2 të vendimit nr.381, datë 20.5.1996, të Këshillit të Ministrave “Për zbatimin e ligjit nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, përfitojnë një shtesë mujore të barabartë me diferencën ndërmjet masës së përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi si përfitim paaftësie dhe të përfitimit të përcaktuar në vendimin nr.381, datë 20.5.1996 të Këshillit të Ministrave.
- Kjo shtesë u jepet invalidëve të punës pavarësisht nga të ardhurat e tjera që përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale dhe nuk llogaritet në të ardhurat e familjes. Ajo përfitohet edhe pas mbushjes së moshës për pension pleqërie.
- Organet e sigurimeve shoqërore dërgojnë zyrtarisht kopje të vërtetimeve të KMCAP-it për paaftësinë në punë, listën e përfituesve dhe masën e përfitimit, sipas vendimit nr.381, datë 20.5.1996 të Këshillit të Ministrave, pranë zyrave rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Këto zyra përgatisin listën e përfituesve dhe urdhërpagesën, të cilat i dërgojnë në zyrat e njësive të pushtetit vendor ku invalidët kanë vendbanimin.
- Instituti i Sigurimeve Shoqërore përgatit vërtetimin tip të KMCAP-it për paaftësinë në punë, të parashikuar në pikën 4 të këtij vendimi.
- Pagesa tërhiqet nga invalidi çdo muaj pranë zyrave të njësive të pushtetit vendor, duke paraqitur dokumentin e identifikimit.
- Personat qe kerkojne te komisionohen per vleresimin e aftesise se kufizuar, duhet te paraqesin ne seksionet e ndihmes dhe te perkujdesjes shoqerore te bashkise/komunes, dokumentacionin e meposhtem:a) Certifikaten e gjendjes familjare;b) Certifikaten personale me fotografi;c) Vendimin e meparshem te KMCAP-it, i cili verteton shkallen e aftesise se kufizuar te personit;ç) Fletedrejtimin per ne KMCAP, kur personi komisionohet per here te pare,d) Epikrizen percjellese, sa here rikomisionohet.
- Kur personi me aftesi te kufizuara, i cili me vendim te komisionit mjekesor, percaktohet se ka nevoje per perkujdesje, perveç dokumentacionit te percaktuar ne piken 19, duhet te paraqese edhe keto dokumente shtese:a) Certifikaten personale, me fotografi, te personit kujdestar;b) Deklaraten/vendimin gjyqesor, per kujdestarin e zgjedhur nga personi me aftesi te kufizuara;c) Raportin mjekoligjor, qe verteton se kujdestari eshte i afte, fizikisht dhe menderisht.
- Personat me aftesi te kufizuara, te cilet ndjekin shkollen e mesme apo shkollen e larte, me apo pa shkeputje nga puna, perveç; dokumentacionit te percaktuar ne piken 19, duhet te paraqesin edhe dokumentet e meposhtme:a) Vertetimin e nenshkruar nga titullari dhe sekretari i shkolles, ku te shenohen:i. Emri i personit, qe ndjek shkollen;ii. Lloji i arsimit qe ndjek, ku percaktohet, nese eshte cikel shkollor normal ose i perseritur;iii. Vitin shkollor.b) Vertetimin e nenshkruar nga titullari dhe sekretari i shkolles per frekuentimin e shkolles nga personi perfitues (çdo tre muaj);c) Kopjen e noterizuar te defteses shkollore te çdo viti dhe kopjen e noterizuar te diplomes ne mbarim te shkolles se mesme apo te larte, si dhe kopje te deshmive te kurseve te kualifikimit;ç) Vertetimin se ka shlyer detyrimet per çdo sezon, per shkollen e larte, pa shkeputje nga puna.
Shkarkoni : Numri i ankesave dhe përgjigjeve për Ndihmën Ekonomike dhe PAK 2014-2015