Organizatat jo fitimprurëse janë partnerë të rëndësishëm të Shërbimit Social Shtetëror. Ne bashkëpunojmë në mënyrë të rregullt si me OJF të cilat mbrojnë interesat e grupeve vulnerabël që marrin shërbime nga SHSSH, ashtu dhe me OJF-të që ofrojnë shërbime për këto grupe vulnerabël. SHSSH monitoron cilësinë e shërbimeve për të garantuar respektimin e standardeve të miratuara.