Kandidati fitues për këtë pozicion pune është:

  • Alda Dodaj

____________________________________________________________________

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17, “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Specialist (edukator) në:

Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë Tiranë.

Kandidati që kërkon të punësohet në këto pozicione pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën, Mësuesi
  • Të ketë mesataren e notës mbi 7.
  • Preferohet me eksperiencë pune.
  • Të ketë eksperiencë pune me fëmijët.
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit.
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm me përfituesit.
  • Të ketë njohuri kompjuterike.
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 21.07.2017, në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

 

- Kërkesën për aplikim,

- Curriculum Vitae të detajuar,

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,

- Fotokopje të librezës së punës,

- Fotokopje të kartës së identitetit,

- Dëshmi penaliteti,

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore,

- Çertifikata të kualifikimeve,

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 26.07.2017, do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri mbi:

1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjëndet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.

2. VKM nr. 659 datë 17.10.2005 “Për Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqërorë, për fëmijët në institucionet rezidenciale“ .

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.shërbimisocial.gov.al