Kandidati fitues për këtë pozicion pune është:
- Kristina Tusha
____________________________________________________
Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17 “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vendë të lirë pune (provizor) zevendësim leje lindje në pozicionin:
Specialist (Punonjës social)
Qëndra Pritëse të Viktimave të Trafikimit
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar,
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Shkencave Sociale dega Punë Sociale,
- Preferohet me eksperiencë pune,
- Të ketë mesataren e notës mbi 7,
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
- Të jetë i komunikueshëm me përfituesit,
- Të ketë njohuri kompjuterike,
- Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale,
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna,
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 14.07.2017, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim,
- Curriculum Vitae të detajuar,
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,
- Fotokopje të librezës së punës,
- Fotokopje të kartës së identitetit,
- Dëshmi penaliteti,
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore,
- Çertifikata të kualifikimeve,
- Referenca pune.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.
Pas verifikimit paraprak në datën 19.07.2017 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri mbi:
1. Legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së.
2. Njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.
3. Standartet për Shërbimet e Përkujdesit Shoqëror për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi në Qëndrat Rezidenciale.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lire të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al