Njoftim:

Kandidatët fitues janë:

1.Adela Rrapaj

2.Manjola Lushka

3.Afrida Koroni

……………………………………………………

Njoftim:

Intervista për pozicionin e punës Specialist (punonjës social) në Qëndrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencës Tiranë do te kryhet diten e premte date 28.10.2016  ora 10 ne SHSSH.

 Aplikantët që plotësojne kriteret dhe do të testohen janë:

1. Afrida Koroni
2. Esmeralda Hoxha
3. Engjellushe Shehu
4. Endi Tabaku
5. Manjola Lushka
6. Adela Rrapaj

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17 “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:

  Punonjës Social në:

Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave Tiranë

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar,
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Shencave Sociale dega Punë Sociale.
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet.
  • Të ketë mesataren e notës mbi 7.
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
  • Të jetë i komunikueshëm dhe i komunikueshëm me përfituesit.
  • Të ketë njohuri kompjuterike.
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale.
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 14.10.2016, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim,

- Curriculum Vitae të detajuar,

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,

- Fotokopje të librezës së punës,

- Fotokopje të kartës së identitetit,

- Dëshmi penaliteti,

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore,

- Çertifikata të kualifikimeve,

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 20.10.2016 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lire të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al