Njoftim: Për këtë pozicion pune nuk ka asnjë fitues.

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Njoftim:

Intervista për pozicionin e punës Specialist (punonjës social) në Qëndrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje
do te kryhet diten e premte date 28.10.2016  ora 11 ne SHSSH.

 Aplikantët që plotësojnë kriteret do te testohen jane:

1. Evisa Sulejmani

2. Kriselda Xhixho

3. Dorentina Doda

4. Benisa Shehaj

…………………………………………………

Shërbimi Social Shtetëror në zbatim të V.K.M. Nr.542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, neni 17 “Rekrutimi në punë”, shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:

Specialist (Punonjës social)

Qëndra Kombëtare e Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje

Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar,
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Shkencave Sociale dega Punë Sociale,
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet,
  • Të ketë mesataren e notës mbi 7,
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
  • Të jetë i komunikueshëm me përfituesit,
  • Të ketë njohuri kompjuterike,
  • Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale,
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna,

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 21.10.2016, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

- Kërkesën për aplikim,

- Curriculum Vitae të detajuar,

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,

- Fotokopje të librezës së punës,

- Fotokopje të kartës së identitetit,

- Dëshmi penaliteti,

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore,

- Çertifikata të kualifikimeve,

- Referenca pune.

Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë.

Pas verifikimit paraprak në datën 26.10.2016 do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lire të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën  www.sherbimisocial.gov.al